Sa do të ketë buxhet ushtria e re e Kosovës në krahasim me vendet e rajonit?
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar një studim të ri për shpenzimet ushtarake të vendit tonë si dhe atyre fqinje. Sipas këtij studimi shteti që bënë më së shumti shpenzime për ushtrinë në rajon është Serbia. Ajo shpenzon 590 milionë euro, apo më shumë se të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimorë të…
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar një studim të ri për shpenzimet ushtarake të vendit tonë si dhe atyre fqinje.
Sipas këtij studimi shteti që bënë më së shumti shpenzime për ushtrinë në rajon është Serbia. Ajo shpenzon 590 milionë euro, apo më shumë se të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimorë të bëra bashkë.
Shqipëria, që është edhe vend anëtar i NATO’s është në vendin e dytë me 157 milionë euro shpenzime ushtarake.
Kosova ndërkohë me ushtrinë e saj të re, do shpenzojë më së paku me 53 milionë euro, që është afër 71 milionë eurove në vit që anëtari i NATO’s Mali i Zi investon në mbrojtjen e saj, raporton lajm.net
Kjo është infografika e publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë:

Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite