Rritja e çmimeve në vend, prej shtatorit janë bërë vetëm 4 ankesa nga konsumatorët
Se ka pasur ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor e kishte konfirmuar javë më parë edhe shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani. Asllani ka thënë se në muajin shtator ka pasur një ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor për 4.9 për qind (%). Po ashtu, ai ka thënë se ngritje më të […]
Se ka pasur ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor e kishte konfirmuar javë më parë edhe shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani.
Asllani ka thënë se në muajin shtator ka pasur një ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor për 4.9 për qind (%).
Po ashtu, ai ka thënë se ngritje më të lartë janë vërejtur te vajrat dhe yndyrat për 28.2 për qind (%), kështu duke theksuar se një ngritje e tillë ka ndodhur edhe te derivatet e naftës dhe benzinës.
“Në muajin shtator çmimet e konsumit krahasuar me muajin gusht ka pasur një ngritje të çmimeve të butë për 0.1% dhe këto ngritje kanë qenë te mishi për 0.8%, qumështi, djathi dhe vezët ka qenë për 0.6% , ujit, pijes për 0.5%. mirëpo ka pasur rënie të çmimeve tek pemët -4.7%”.
Ngritja e çmimeve të jashtëzakonshme të rrymës dhe e produkteve të tjera bazike ka vështirësuar jetën e qytetarëve, për të cilët shteti ende nuk ka bërë sa duhet për mbrojtjen e tyre.
Por, pavarësisht rritjes së çmimeve në vendin tonë, çuditërisht numri i ankesave nga konsumatorët në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është tejet i ulët.
Nga muaji janar e deri në shtator 2021 janë paraqitur 19 ankesa nga konsumatorët, ndërkaq nga shtatori e deri më tani edhe pse janë rritur çmimet janë vetëm katër ankesa të tilla.
Kështu ka thënë Udhëheqësi i Departamentit të Tregtisë, MINT Zef Dedaj në tryezën e diskutimit “Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit”.
Numri i vogël i ankesave për rritje të çmimeve, Dedaj ka thënë se qytetarët e vendin tonë janë të vetëdijshëm që rritjet e tilla të çmimeve të produkteve kanë ardhur si pasojë e importit të mallrave.