Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë – pasojë e çekuilibrimit në tregun global

12.08.2021

Është duke u mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Gjatë kësaj seance Driton Hyseni, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka pyetuar ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozetë Hajdari, lidhur me ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore. E për këtë, ministrja Hajdari nuk ka hezituar që të përgjigjet, duke thënë kjo rritje është si pasojë […]

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë – pasojë e çekuilibrimit në tregun global Foto: Ilustrim

Është duke u mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj seance Driton Hyseni, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka pyetuar ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozetë Hajdari, lidhur me ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore.

E për këtë, ministrja Hajdari nuk ka hezituar që të përgjigjet, duke thënë kjo rritje është si pasojë e një çekuilibrimi të produkteve dhe tregut në nivel global.

“Jam e vetëdijshme për ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, kjo edhe si pasojë e pandemisë, rritjes së importit dhe një çekuilibrimi të tregut global.

Ndoshta kjo nuk është arsyetim por që ne kemi matjet tona”, tha Hajdari.