Rriten çmimet në bujqësi
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e dytë (TM2 2021) ( 2015 =100). ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostat-it. Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në…
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e dytë (TM2 2021) ( 2015 =100).
ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostat-it.
Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.
Prodhimet që krijojnë bazë për Indeksin e Çmimeve të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit Input 1, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtje e materialeve, mirëmbajtje e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Kurse, sa i përket Input 2, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punë të tjera, përveç përmirësimit të tokës).
Në tremujorin e dytë të vitit 2021, indeksi për Input 1 ka rritje për 3.4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, indeksi për Input 2 ka rritje për 4.0%.
Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input 1 + Input 2) ka rritje për 3.7%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite