Rreth 5% e votave shpallen të pavlefshme
Para një ore ka përfunduar procedura e numërimit të votave, ku tani edhe në ueb faqen e KQZ-së shihet se janë numëruar votat në të gjitha vendvotimet (100%), për zgjedhjet parlamentare. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së bëhet e ditur se 4.90% e votave janë shpallur të pavlefshme dhe të zbrazëta. Ndërsa sipas këtyre rezultateve preliminare […]
Foto: Ilustrim
Para një ore ka përfunduar procedura e numërimit të votave, ku tani edhe në ueb faqen e KQZ-së shihet se janë numëruar votat në të gjitha vendvotimet (100%), për zgjedhjet parlamentare.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së bëhet e ditur se 4.90% e votave janë shpallur të pavlefshme dhe të zbrazëta.
Ndërsa sipas këtyre rezultateve preliminare bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje është e para në këto zgjedhje me 25.49% ose 203 mijë e 968 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta me 24.83% ose saktësisht 197 mijë e 702 vota ose 24,82%, Partia Demokratike e Kosovëse treta me 21.24% ose saktësisht 169 mijë 211 vota dhe e katërta koalicioni AAK-PSD me 11,57% ose 92 mijë e 149 vota.
Ndërsa Koalicioni Nisma-AKR-PD sipas këtyre rezultateve nuk ka kaluar pragun, ku ka marrur 39 mijë e 495 vota ose 4,96%.