ROSU arreston Marko Gjuriqin
Njësitë speciale të Kosovës me autoblindat e tyre dhe me armë kanë rrethuar objektin ku ndodhet Marko Gjuriq dhe Nikola Selakoviq. Ata pritet të kryejnë arrestimin e tyre, pas hyrjes në Kosovë pa leje. Qytetarët janë mbledhur për të parë se çfarë po ndodh. Po ashtu, në veri janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime bombe,…
Njësitë speciale të Kosovës me autoblindat e tyre dhe me armë kanë rrethuar objektin ku ndodhet Marko Gjuriq dhe Nikola Selakoviq.
Ata pritet të kryejnë arrestimin e tyre, pas hyrjes në Kosovë pa leje.
Qytetarët janë mbledhur për të parë se çfarë po ndodh.
Po ashtu, në veri janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime bombe, bëjnë të ditur burime.
Ndryshe, në veri të Mitrovicës ndodhen Marko Gjuriq dhe Nikolla Selakoviq, të cilët nuk kanë leje për vizitë në Kosovë.
Ata kanë ardhur në Kosovë për të mbajtur një debat për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, por nuk kanë marrë leje nga Qeveria e Kosovës.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite