Rikthehen grevat në Kosovë

Sindikata e Judikaturës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 korriku, do të hyjë në grevë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj sindikate, Bahri Jashari ka bërë të ditur për KosovaPress, se janë të detyruar të hynë në grevë, pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

Po ashtu Jashari ka bërë të ditur, se nesër në ora 14:00 do të zhvillojnë një takim me ministrinë e Drejtësisë dhe zyrtarët tjerë, të cilëve u janë dërguar kërkesat e tyre dhe në këtë takim do të mësohet, nëse ka vullnet për plotësimin e kërkesave të tyre, sepse në të kundërtën, greva është e pashmangshme.

Kërkesat e Sindikatës së Judikaturës:

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.