Rexhep Selimi e uron Kurtin me flamurin e UÇK’së

05.02.2020

Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin për postin e ri. Përmes një postimi në twitter, Rexhep Selimi, ka publikuar një foto me dhuratën që ia ka dhënë kryeministrit, Kurti. Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi ia ka dhuruar Kurtit një flamur të…

Rexhep Selimi e uron Kurtin me flamurin e UÇK’së Foto: Rexhep Selimi & Albin Kurti

Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin për postin e ri.

Përmes një postimi në twitter, Rexhep Selimi, ka publikuar një foto me dhuratën që ia ka dhënë kryeministrit, Kurti.

Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi ia ka dhuruar Kurtit një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa i ka uruar suksese në fitore të reja.

Ai ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm (SHP). Më 28 nëntor 1997 ai ka bërë paraqitjen e parë publike të UÇK-së. 

Etiketat

Ofertat e fundit