Ramë Vataj pranon sfidën e kryetarit!

Sfida për mbjellje të një peme është duke vazhduar me trend të lartë në Kosovë dhe ka përfshirë politikanë, artistë dhe qytetarë të shumtë.

Ditë më parë ka qenë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili para se të sfidohet ka vendosur të mbjellë një pemë në Parkun e Dëshmorëve dhe ndër tjerë ka sfiduar edhe kryetarin e sapozgjedhur të PDK-së dega në Suharekë, Prof.Dr. Ramë Vataj.

E ky i fundit ka pranuar sfidën e Muharremajt duke mbjellur një pemë pranë varrit të 7 deshmorëve të Betejës së Bukoshit, dhe mu pranë varrit të Mentor Krasniqit, ish studentit të tij.

Me këtë rast, Vataj ka ftuar për të mbjellur nga një pemë, në kuadër të kësaj fushate, këta persona :
– Profesor Ramadan Shala, veteran i arsimit në Komunën e Therandës,
– Prof. Dr. Musli Bajraktari, profesor në UP “Hasan Prishtina”,
– Prof. Dr. Bajram Berisha, profesor në UP “Hasan Prishtina”,
– Prof. Dr. Idriz Vehapi, profesor në UP “Hasan Prishtina”, dhe
– Mr. sc. Nezir Çoçaj, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.