Qeverisja VV-LDK mund të bëhet model për gjithë Ballkanin
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar dështimin e Shqipërisë për të filluar negociatat për tu bërë pjesë e BE-së. Ai përmes një postimi në Facebook, ka ritheksuar se “largimi i Ditmir Bushatit nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe përzierja me përkrahje për skenarët e ndarjes së Kosovës, ka…
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar dështimin e Shqipërisë për të filluar negociatat për tu bërë pjesë e BE-së.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka ritheksuar se “largimi i Ditmir Bushatit nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe përzierja me përkrahje për skenarët e ndarjes së Kosovës, ka qenë puthje më vdekjen për qeverinë e Shqipërisë”.
Gjithashtu, ai ka shkruar se qeverisja VV-LDK mund të bëhet model për gjithë Ballkanin!
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
“Shqipëria po paguan çmimin e gabimeve të bëra në formatin dhe konceptet qeverisëse. E kam thënë disa herë që largimi i Ditmir Bushatit nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe përzirja me përkrahje për skenaret e ndarjes së Kosovës, ka qenë puthje më vdekjen për qeverinë e Shqipërisë.
Pasojat e kësaj mendësie të minilojrave dhe minishengenve janë evidente dhe prodhojnë minirezultate.
Por, nuk ka kohë për të pritur dhe ka nevojë urgjente që vullneti i shprehur me votë me 6 Tetor të zëvendësoj mini mendimet e veprimet me vizion të ri qeverisës LVV- LDK, që mund lehtë të bëhet model për gjithë ballkanin!”
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite