Qeveria e Kosovës rriti pensionet

19.02.2019

Mbledhja e sotme, nga Qeveria e Kosovës ka pasur efekt të mirë, ku në këtë mbledhje u miratua vendimi për rritjen e pensioneve. Pensionet e personave që nuk kanë kontributë janë rritur për 20%, kurse pensionet për personat me kontributë janë rritur për 15%. Pas atij miratimi, Ministri i Financave, Bedri Hamza, tregoi kategoritë e […]

Qeveria e Kosovës rriti pensionet Foto: Ilustrim

Mbledhja e sotme, nga Qeveria e Kosovës ka pasur efekt të mirë, ku në këtë mbledhje u miratua vendimi për rritjen e pensioneve.

Pensionet e personave që nuk kanë kontributë janë rritur për 20%, kurse pensionet për personat me kontributë janë rritur për 15%.

Pas atij miratimi, Ministri i Financave, Bedri Hamza, tregoi kategoritë e rritjes së pensioneve.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se: “Bazuar në programin dhe prioritetet e qeverisë dhe buxhetin propozohet që të bëhet rritja e pensioneve, pensionet bazike 20 %, kontribut dhënëse 15%, pensionet e parakohshme të Trepçës 20%”.

Po ashtu, në këtë miratim të rritjeve të pensioneve, përfshihen edhe pensionet invalidore dhe pensionet familjare që bazën e kanë në pensionet e moshës, shprehi Ministri i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.