Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, sot më shumë raste me COVID-19 se dje

25.11.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743. Në total numri i rasteve aktive është 323. Numri total i rasteve pozitive është 161,049 raste nga 1,308,705 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,983 […]

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, sot më shumë raste me COVID-19 se dje Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743.

Në total numri i rasteve aktive është 323.

Numri total i rasteve pozitive është 161,049 raste nga 1,308,705 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,983 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës.

Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.