13.08.2019, 9:08

PSD-ja e Nisma mund të bëjnë kompromis për postin e kryeministrit

Ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme shumica e partive politike i kanë bërë të ditur emrat e zyrtarëve me të cilët e synojnë postin e kryeministrit të vendit. Ani pse përfaqësuesit e partive nuk kanë përjashtuar mundësinë e kandidimit me koalicione, ata kanë bërë të ditur se nuk heqin dorë nga posti i shefit të Qeverisë së ardhshme.

Për dallim nga partitë e mëdha, dy partitë më të vogla për nga numri i deputetëve, Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Nisma Socialdemokrate, kanë lënë të hapur mundësinë për kompromis për karrigen e kreut të Qeverisë së ardhshme.

Deputeti i PSD-së Faton Topalli, teksa është pyetur për këtë çështje, për “Zërin” ka thënë që e rëndësishme për partinë e tij është platforma qeverisëse dhe jo pozitat. “Ne mund të kemi shumë emra për kryeministër, duke pasur parasysh që kemi shumë kuadro brenda partisë, por kjo çështje nuk është shtuar ende në Kryesi. Kjo sepse për ne nuk janë të rëndësishme pozitat, për ne është i rëndësishëm programi për të cilin merremi vesh gjatë qeverisjes së ardhshme lidhur me atë se çka do të bëjmë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” heqin dorë nga greva

Ai po ashtu ka shtuar se PSD-ja do të përkujdeset që pikat e saj programore të zbatohen përmes mekanizmave që do të krijohen gjatë bisedimeve me partitë e tjera, me të cilat mund të lidhin koalicione parazgjedhore. “Postet ekzekutive janë poste politike, me rëndësi janë politikat e partive e nëse ne i përcaktojmë ato, atëherë nuk ka rëndësi kush i udhëheq ato, por ka rëndësi që të merremi vesh, t’i sigurojmë mekanizmat e nevojshëm që do ta detyrojnë Qeverinë cilado qoftë ajo për t’i zbatuar ato pika programore, për të cilat ne jemi marrë vesh”, ka nënvizuar ai.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!