Protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut për dinarin përfundoi

12.02.2024

Ka përfunduar protesta e qytetarëve serbë në qendër të Mitrovicës së Veriut.

Protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut për dinarin përfundoi Foto: Ilustrim

Protestuesit e thirrur nga Shoqata e Pensionistëve serbë, për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton se Euro është valutë e vetme e vlefshme në Kosovë janë shpërndarë të qetë.

Serbët në Mitrovicën e Veriut protestojnë kundër rregullores së BQK-së

Qindra qytetarë serbë janë mbledhur në qendër të Mitrovicës së Veriut për t`iu përgjigjur thirrjes për protestë.

Kjo protestë është thirrur nga Shoqata e Pensionistëve serbë, për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton se Euro është valutë e vetme e vlefshme në Kosovë.

Protesta është përkrahur edhe nga Lista Serbe, e ku pjesë e protestës është edhe Igor Simiq.

“Evropë hapi sytë”, “UN 1244, SHBA ndihmo”, “Pensionin e kam marrë gjithë jetën, nuk ia jap Kurtit”. “Ky është okupim”, janë disa nga mbishkrimet që mbajnë në duart protestuesit, derisa ka edhe të atilla për lirimin e pjesëtarëve të arrestuar që ishin pjesë e agresionit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, ku mbeti i vratë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.