Policia e Kosovës me këshilla kryesore si të përgatitemi për ngasje gjatë dimrit

08.11.2021

Ndërkaq, duke marrë për bazë se çfarë moti mbizotëron në vendin tonë në stinën e dimrit atëherë vozitja e automjeteve do të jetë edhe më sfiduese për pjesëmarrësit në trafik. E për disa këshilla është kujdesur edhe Policia e Kosovës, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publikimin e këshillave kryesore se […]

Policia e Kosovës me këshilla kryesore si të përgatitemi për ngasje gjatë dimrit Foto: Ilustrim

Ndërkaq, duke marrë për bazë se çfarë moti mbizotëron në vendin tonë në stinën e dimrit atëherë vozitja e automjeteve do të jetë edhe më sfiduese për pjesëmarrësit në trafik.

E për disa këshilla është kujdesur edhe Policia e Kosovës, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publikimin e këshillave kryesore se si të përgatitemi për ngasje gjatë dimrit.

Jini të vëmendshëm

Asnjëherë nuk mund ta dimë se ku do të hasim në mot të lig apo rrugë të bllokuara!

Në qoftë se jeni në automjet apo në ndonjë mjet tjetër, siguria fillon dhe mbaron me juve. Shikoni këshillat e policisë për ngasje të sigurt gjatë dimrit.

Mos ngitni mjetin tuaj nëse nuk është absolutisht e nevojshme!

Udhëtimet në distanca të gjata janë veçanërisht të rrezikshme në një stuhi dëbore!

Kuptojeni, udhëtimi zgjat më shumë në mot të ligë!

Të gjitha driatret dhe pasqyrat duhet të jenë të pastruara për të përmirësuar dukshmërinë, por mos harroni të pastroni kapakun mbi motor, kulmin dhe kapakun tek bagazhi.

Pneumatikët

Pneumatikët e dimrit janë të shënuar me shenjë M+S, MS, M&S, ose ndonjë shenjë tjetër identifikuese nga prodhuesi i pneumatikëve.

Mbani ndezur dritat e automjetit gjatë reshjeve!

Ju duhet të shihni mirë për ngasje të sigurt. Aktivizoni pastruesit e xhamave, mbani ndezur dritat e tuaja, kjo ju mundëson të dhihni më mirë dhe të jeni më të dukshëm për të tjerët gjatë reshjeve atmosferike. Mos harroni, dritat me rreze të ulëta, shpesh e bëjnë mëtë lehtë për t’u parë në dëborë të rëndë ose me erë.

Asnjëherë mos e kaloni një mjet/maknieri që është duke pastruar rrugën nga bora

Operatori i pajisjeve nuk mund t’ju shohë dhe dukshmëria juaj është e kufizuar për shkak të reshjeve të dëborës, mbani distancë për sigurinë tuaj.

Kontrolloni mjetin tuaj dhe sigurohuni se është në nivel të shërbimi, gjatë kohës me dëborë!

Lloji i gomave dhe presioni i tyre – Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët. 15 nëntor – 15 mars.

Pastrimi i xhamave – Vendosni fshirësit e xhamave të cilët rekomandohet të përdoren gjatë kohës me temperaturë të ftohët. Lëngu për pastrimin/fshirjen e xhamave kundër ngritjes.

Vaji i motorit (Lubrifikantët) – Ndërroni/ndryshoni vajin në makinën tuaj, mbushni motrin tuaj me një vaj viskozitet më të ulët. Numri para W paraqet viskozitet, kështu që 5w-30 ka një viskozitet më të ulët se 10w-40.

Kontrolloni filtrat (ajrin, vajin dhe lëndën djegëse). Zëvendësojeni ata nëse janë të nevojshëm.

Kontrolloni rripin e alternatorit (prodhuesit të energjisë). Mjeteve ju duhet më shumë energji gjatë kohës së ftohët.

Lëngjet në sistemin e ftohjes – Lëngjet në sistemin e ftohjes kundër ngrirjes. Kontrolloni dhe mbushni ftohësin, sigurohuni që ftohësi juaj të jetë mbushur, kontrolloni radiatorin për rrjedhje. Shumë mekanikë rekomandojnë të përdorni një përzierje 50/50 të lëngut kundër ngrirjes dhe ujit në radiator.

Hiqni tërësisht borën dhe akullin nga automjeti juaj – Të gjitha dritaret dhe pasqyrat duhet të jenë plotësisht të pastruara për të përmirësuar dukshmërinë, por mos harroni të pastroni kapakun mbi motor, kulmin dhe kapakun tek bagazhi.

Sistemi i mbushjes së baterisë duke i përfshirë edhe kabllot – Bateritë zakonisht zgjasin tri deri në pesë vjet dhe dështimet janë më të zakonshme në dimër për shkak të rritjes së ngarkesave elektrike të fillimit të ftohjes. Nëse bateria juaj është më e vjetër se tri vjet, këshilloheni ta testoni nga një profesionist.

Dritat, duke u siguruar se janë edhe rezervat – Inspektoni të gjitha dritat dhe zëvendësoni çdo llambë të djegur. Lehtëson mënyrën e ngasjes, rrit shikueshmërinë dhe nivelin e sigurisë.

Çanta rrugore emergjente/ndihma e parë – Gjatë udhëtimeve më të gjata apo malore, paketoni disa pajisje të rëndësishme, një çantë e mirë për mbijetesë ka të paktën një batanije, një çantë të ndihmës së parë, jelek reflektues, një brisk, dritë/bateri dore, bluzë/xhemper, litar, lopatë, e gjithashtu mbani një sprej kundër ngrirjes.

Në rast të ngecjes në rrugë përdor jelek reflektues, trekëndëshin e sigurisë dhe largoni mjetin tuaj sa më larg nga shiriti qarkullues.