Policia e Kosovës i shpeshton tiketat e trafikut
Policia e Kosovës gjatë një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 34 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut të shqiptuara, po ashtu pati edhe arrestime. Sipas Policisë së Kosovës, tiketat e trafikut janë shpeshtuar kohëve të fundit shumë më shumë se sa vitet…
Policia e Kosovës gjatë një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 34 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut të shqiptuara, po ashtu pati edhe arrestime.
Sipas Policisë së Kosovës, tiketat e trafikut janë shpeshtuar kohëve të fundit shumë më shumë se sa vitet e tjera, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1279 tiketa trafiku.
Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 34 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 23 aksidente ishin me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia gjatë atyre aksidenteve kishte arrestuar 28 persona, ku 14 prej tyre janë në mbajtje, dhe 3 persona të tjerë janë në vuajtje të dënimit, kurse 11 persona të tjerë janë liruar.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite