Policia e Kosovës arreston 19 persona

Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Ku për një ditë në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente, prej tyre 30 pa të lënduar, ndërsa 15 me të lënduar.

Kurse sa i përket arrestimeve, 19 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje.


Për mos respektim të rregullave në komunikacion, janë shqiptuar dhe 1128 tiketa.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.