“Pezullimi i taksës hap i rëndësishëm për vazhdimin e dialogut”
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë edhe një herë ka ripërsëritur qëndrim për taksën. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë javës që sapo e lamë pas është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Mirëpo, të pyetur nga lajmi.net, nëse në këtë takim mes kryeministrit Haradinajt dhe ambasadorit Kosnett, është biseduar…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë edhe një herë ka ripërsëritur qëndrim për taksën.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë javës që sapo e lamë pas është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Mirëpo, të pyetur nga lajmi.net, nëse në këtë takim mes kryeministrit Haradinajt dhe ambasadorit Kosnett, është biseduar edhe për taksën, Ambasada Amerikane ka thënë se nuk i komenton takimet private.
Në një përgjigje dhënë lajmi.net, ambasada amerikane ka dhënë qëndrimin lidhur me taksën, transmeton RTK.
Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pezullimi i takës është hap i rëndësishëm për vazhdimin e dialogut.
“Ne besojmë që pezullimi i tarifës është një hap i rëndësishëm për të vazhduar dialogun”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë lajmi.net.
Kujtojmë se pezullimin e taksës ndaj mallrave të Serbisë të cilën Kosova e ka vendosur në nëntor të vitit të kaluar, po e kërkon edhe Bashkimi Evropian, pasi që për shkak të kësaj takse, Serbia edhe e ka bllokuar dialogun me Kosovën.
Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj, vazhdon të këmbëngul se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë kjo taksë nuk do të hiqet dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të garantojnë për këtë.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite