Përurohet parku “Shtigjet e ecjes” në Suharekë
PREMTIMI – Ndërtimi i shtigjeve për çiklizëm, vrapim dhe ecje. Në komunën e Suharekës është bërë përurimi i parkut “Shtigjet e ecjes”, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Shtigjet në këtë park kanë një gjatësi prej 2.5 kilometrash. Kështu ka njoftuar i pari i…
PREMTIMI – Ndërtimi i shtigjeve për çiklizëm, vrapim dhe ecje.
Në komunën e Suharekës është bërë përurimi i parkut “Shtigjet e ecjes”, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Shtigjet në këtë park kanë një gjatësi prej 2.5 kilometrash.
Kështu ka njoftuar i pari i Suharekës, Bali Muharremaj. Ai tha se e veçanta e këtij parku është se do t’i shërbejë edhe personave me aftësi të kufizuara. Ai po ashtu njoftoi që vitin e ardhshëm do ta shtojnë rrugën edhe për 2.5 kilometra të tjera.
Kurse kryeministri Haradinaj tha se po ia ka lakmi një parku të tillë, të cilin do të donte ta kishte edhe në Prishtinë. Ai po ashtu tha se në Suharekë ka nevojë të realizohen projekte dhe premtoi që do të punojnë në këtë drejtim. Gjatë ditës së sotme Haradinaj është takuar me kryetarin Muharremaj, si dhe do të bëjë edhe përurimin e rrugës së fshatit Shirokë në Suharekë.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite