Përfundimisht mbyllen lojërat e fatit në Kosovë

  • 28.03.2019, 20:22

69 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit dhe mbylljen e tyre për 10 vite.

Gjatë seancës, Grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës kanë mbështetur në parim Projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit, mirëpo u theksua se duhet pasur kujdes te mënyra se si do të funksionojë Lotaria e Kosovës, për të cilën më herët është thënë se nuk duhet të mbyllet.

Votimi i dytë vie pas votimit të parë që u zhvillua po sot, gjatë seancës së jashtëzakonshme mbajtur me kërkesë Qeverisë, për miratimin e këtij projektligji.

“Kemi me pasur lojëra të fatit që kanë me vazhduar në mënyrë ilegale, kanë me u vazhduar dhe gjitha aktivitetet në formë ilegal, kemi me pasur një Ministri të Punëve të Brendshme jo kompetente për me i ndjek ata që ilegalisht, po merren me lojërat e fatit. Shpejtësia është prodhim i dreqit”, tha Mimoza Kusari – Lila.

Të tjera