Ardian Shala: LDK e Suharekës më unike se kurrë!

Gjatë ditës nëpër media ishte raportuar se me afrimin e zgjedhjeve të brendshme nepër parti politike, fillojnë të qarkullojnë zëra për përplasje, por në LDK, nuk janë vetëm zëra, janë gjëra reale që kanë ndodhur. Në LDK kanë filluar përplasjet e para.

Tashmë në degën e LDK-së janë dy grupe të cilët po pretendojnë t’a marrin timonin e kësaj partie.

Grupi i Sali Asllanajt dhe grupi i Ardian Shala.

Madje të njëtat burime tregojnë se tashmë një pjesë Forumit Rinor të LDK-së në këtë degë pritet të dalë edhe publikisht.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar asambleisti nga radhët e LDK-së, Ardian Shala. Shala në një bisedē për portalin SuharekaOnline ka deklaruar se një gjë e tillë nuk qëndron.

“Aspak nuk eshte e vertete. Me vjen keq , por ky lajm nuk ka bazë aspak, as qe e di kujt po i konvenon ky shkrim perpos ndonje kundershtari politik i ndonje partie tjeter” është përgjigjur z. Ardian Shala.

RAPORTO