Çlirim Gashi
02.04.2019, 20:38

“Për një vend pune e marrin në qafë gjithë vendin”

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj punësimeve në baza familjare.

Duke thënë se ekipi negociator ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike me Serbinë, të angazhojë nipa, dajë e tezak, derisa Serbia në dialog me Kosovën ka angazhuar ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Serbia, në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendorë që ka. Ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam.

Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë.

Pse të habitemi më pas se Serbia ecën përpara në Evropë; e ne mbesim në llumin e theqafjes së kapësve tonë.