Për 24 orë 27 aksidente dhe 13 arrestime

27.01.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 27 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut të shqiptuara, po ashtu pati edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 27 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati […]

Për 24 orë 27 aksidente dhe 13 arrestime Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 27 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut të shqiptuara, po ashtu pati edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 27 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 7 aksidente ishin me të lënduar dhe 20 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 446 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 13 arrestime.

Policia e Kosovës, 5 persona i dërgoi në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.