Herolind Bytyçi
07.04.2019, 12:26

PDK e Suharekës kërkon ndalimin e punës ditëve të diela

Pas analizimit dhe shqyrtimit të shumë praktikave nëpër komunat e ndryshme në Kosovë dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian, që dita e diele është ditë pushimi.

Sipas PDK-së dega në Suharekë në të njëjten ditë të gjithë të punësuarit këtë ditë e planifikojnë ta shfrytëzojnë duke pushuar qoftë në një ambient pushimi, pa zhurmë dhe pa detyrimin nga punëdhënësi që edhe në këtë ditë të punohet.

Ne grupi i asambleistëve të PDK-së në Suharekë, propozojmë Kuvendit Komunal të Suharekës që pas shqyrtimit dhe analizimit të kërkesës tonë dhe çështjes në fjalë, të nxjerre vendim që:

1. Të dielen në tërë territorin e Komunës së Suharekës, ndalohet të punohet dhe ushtrohet çdo veprimtari, qoftë ndërtim, prodhim etj.
2. Perjashtim, ky vendim nuk vlenë për: hotele, restaurante, bar-e dhe barnatore.
3.Marketet ushqimore kanë të drejtën e punës ditën e diele vetëm deri në ora 12:00.
4.Muajt Korrik dhe Gusht të lirohen nga ky obligim dhe prej datës 15 Dhjetor deri më 15 Janar.