[VIDEO] PDK e Suharekës “gozhdon” drejtorinë e inspekcionit dhe atë të arsimit
Në mbledhjen e VII-të të radhës të Kuvendit Komunal të Suharekës të mbajtur sot në mesin e shumë pyetjeve dhe temave të ngritura nga partitë opozitare drejtuar kryetari të komunës dhe drejtorive të kësaj qeverisje. Fillimisht ka qenë asambleisti nga radhët e PSD-së, Leonard Shala i cili është interesuar nëse një “kafeteri” në sheshin “Fadil…
Në mbledhjen e VII-të të radhës të Kuvendit Komunal të Suharekës të mbajtur sot në mesin e shumë pyetjeve dhe temave të ngritura nga partitë opozitare drejtuar kryetari të komunës dhe drejtorive të kësaj qeverisje.
Fillimisht ka qenë asambleisti nga radhët e PSD-së, Leonard Shala i cili është interesuar nëse një “kafeteri” në sheshin “Fadil Vata” dhe hapësira publike që shfrytëzohet nga ajo, a janë duke e respektuar lejen dhe se a ka ankesa nga banorët e asaj pjese.
Drejtoresha e Inspekcionit, Jehoha Rrafshi në përgjigjen e saj tha se biznesi ka leje për shfrytëzim të pronës ndërsa pjesa prapa për depon e ka një aktvendim dhe do të lirohet së shpejti.
Për të vazhduar me pyetjet dhe kritika lidhur me këtë qështje fjalën e ka marrë shefi i grupit të asambleistëve të PDK-së, Jeton Rrakaqi. Rrakaqi ka pyetur drejtoreshën e Inspekcionit, Jehona Rrafshi se këso leje nuk ka askund pasi që sipas Rrakaqit hapësirës para lokalit i janë shtuar tri rende tavolina para një jave.
Në përgjigjen e saj ndaj kësaj pyetje, drejtoresha Rrafshi është “bishtnuar” duke folur vetëm për pjesën e lejes që ka kjo kafeteri si biznes.
Por pyetjes i është përgjigjur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duke i premtuar asambleistëve dhe në veçanti Jeton Rrakaqit se qysh nesër në mëngjes inspektorët do të bëjnë verifikimin nëse biznesi në fjalë ka leje për shfrytëzimin e pronës publike.
Pyetjet e asambleistëve të PDK-së kanë vazhduar edhe ndaj drejtorit të arsimit, Remzi Bytyqi duke e akuzuar për mos profesionalizëm të organizimit të Garës së Diturisë në nivelin komunal dhe politizimit të arsimit duke zgjedhur drejtor partiak, temë e inicuar nga asambleisti Dardan Berisha.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite