Pas deklaratave ‘bombastike’ arrestohet Burdushi
Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu. Sipas tij Peçani është i dyshuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim. “Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, tha Kryeziu për KosovaPress. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, […]
Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu. Sipas tij Peçani është i dyshuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.
“Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, tha Kryeziu për KosovaPress. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.
Peqani me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale mashtrim.
Sipas Prokurorisë ai kishte marr nga një person 2 mijë euro për shërimin nga depresioni. Burdushi në një emision televiziv në T7 ka thënë se ka materiale të cilat po të publikoheshin do të ndodhte “tërmet”.