Partia e Presidentit del kundër tij dhe Kryeministrit

30.01.2019

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë seancës së sotme në Kuvend të Kosovës, ka dalur kundër idesë së Thaçit, për idetë e korrigjimit të kufijëve po ashtu ata kanë dalur kundër edhe kryeministrit të Kosovës, Haradinajt për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare. PDK bëri thirrje institucionit të presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, me qëllim që të…

Partia e Presidentit del kundër tij dhe Kryeministrit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë seancës së sotme në Kuvend të Kosovës, ka dalur kundër idesë së Thaçit, për idetë e korrigjimit të kufijëve po ashtu ata kanë dalur kundër edhe kryeministrit të Kosovës, Haradinajt për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare.

PDK bëri thirrje institucionit të presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, me qëllim që të heqin dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, por të bëjnë veprime që është në interes të Kosovës.

PDK, e shehë si rrezik real të rihapjes së statusit final të Kosovës, për shkak të idesë së një Konference Ndërkombëtare, ku u zgjidh me shpalljen e pavarsisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008.

Në komunikatë thuhet se: “Pikëpamjet personale janë legjitime, por qëndrimi zyrtar dhe vendimmarrja për vendin duhet të jenë shtetërore, gjithmonë dhe në çdo rast. Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i shtetit dhe asnjë vendim nuk ka vlerë pa marrë miratimin e deputetëve të tij”.

“Kjo ide përmban rrezikun real të rihapjes së statusit final të Kosovës, i zgjidhur përfundimisht me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe rrezikun e involvimit të Rusisë në proces”, ka thënë PDK-ja.

Anëtarët e PDK-së, detyrimisht kërkojnë që të hiqet dorë nga deklarimet e thirrjes së një Konference Ndërkombëtare për Kosovën.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon edhe një herë nga forcat politike opozitare që t’i marrin përgjegjësisë shtetërore ndaj vendit, për çka kanë marrë votëbesimin qytetar”.

Etiketat

Ofertat e fundit