Parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të vijojë të mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. IHMK njofton se mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të vijojë të mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
IHMK njofton se mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.
Kur përmenden kushtet agrometeorologjike vlen të ceket se java do të jetë e favorshme për bujkun për t’i mbjellë kulturat vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite