Parashikimi i motit për sot

12.10.2020

Insituti Hidrometeoroligjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, 12 shtator. Sipas IHMK-së sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë. Si pasojë e vranësirave të dendura e herë–herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton SuharekaOnline. Sa i përket temperaturave […]

Parashikimi i motit për sot Foto: Ilustrim

Insituti Hidrometeoroligjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, 12 shtator.

Sipas IHMK-së sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë.

Si pasojë e vranësirave të dendura e herë–herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton SuharekaOnline.

Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-22 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s.