Parashikimi i motit për sot

Institui Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, 16 shtator.

Sipas IHMK-së sot do të jetë situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike me atë të ditëve të kaluara, duke përjashtuar vranësirat e pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor. 

Kjo gjendje stabile e motit vije si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.