Parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka parashikuar motin për nesër 06.09.2020

Sipas parashikimit të IHMK-së nesër do të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Gjithashtu Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.