Parashikimi i motit për dy ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për dy ditët e ardhshme 09-10 shtator.

Sipas IHMK-së Do të mbajë mot me diell, do të ketë pak vranësira, sidomos për rreth relievit malor, por nuk parashikohet reshje.

Indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të një shtrese te saj me probleme kronike.

Presioni atmosferik do të vazhdoj me vlera të mbi normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.