Parashikimi i motit për ditën e sotme
24.05.2020
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike por jostabile. Sot fillimisht moti do të jetë me intervale të shkurta me diell, por më vonë, pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile dhe për pasojë parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do…
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike por jostabile. Sot fillimisht moti do të jetë me intervale të shkurta me diell, por më vonë, pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile dhe për pasojë parashihen të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, për shkak të prezencës aktive të këtyre elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë nga 1-16 m/s.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite