Paditet Vetëvendosje e Suharekës!

16.04.2019

Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë përmes një postimi në Facebook kishte njoftuar se kryetari i të rinjëve të AAK-së, Shqipron Bytyqi shpërblehet me 190€ në ditë dhe një vend pune. Sipas tyre Shqipron Bytyqi vlerësohet  me më së shumti pikë nga paneli negociues, panel i cili në përbërje ka pasur dy zyrtar komunal të cilët […]

Paditet Vetëvendosje e Suharekës! Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë përmes një postimi në Facebook kishte njoftuar se kryetari i të rinjëve të AAK-së, Shqipron Bytyqi shpërblehet me 190€ në ditë dhe një vend pune.

Sipas tyre Shqipron Bytyqi vlerësohet  me më së shumti pikë nga paneli negociues, panel i cili në përbërje ka pasur dy zyrtar komunal të cilët janë pjesë e strukturave të AAK-së, Isuf Hajdari dhe Fatos Kuqin, pra dy anëtar të AAK-së e vlersojnë më së shumti një anëtar të AAK-së.

E në anën tjetër i apostrofuari Shqipron Bytyqi ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje për shpifje dhe dëmtim të autoritetit personal.

Sipas padisë së Bytyqit thuhet se deklarata e LVV është e pavërtetë kuptimi i së cilës dëmton reputacionin e Shqipronit Bytyqit.