Pacolli: Ndarja e Kosovës është në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit

14.09.2019

Zëvndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, po thotë se Kremlini dhe Beogradi e dëshirojnë ndarjen e Kosovës. Por kjo sipas tij nuk do të ndodhë kurrë. Përmes një postimi në Twitter, Pacolli thotë se edhe Rusia edhe Serbia heret a vonë do ta kuptojnë se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekshme. “Precedenti i […]

Pacolli: Ndarja e Kosovës është në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit Foto: Ilustrim

Zëvndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, po thotë se Kremlini dhe Beogradi e dëshirojnë ndarjen e Kosovës.

Por kjo sipas tij nuk do të ndodhë kurrë.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli thotë se edhe Rusia edhe Serbia heret a vonë do ta kuptojnë se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekshme.

“Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë është agresioni në ish regjionin e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruar Pacolli.