Orët e “fundit” të Qeverisë Haradinaj!
- 29.01.2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar përzemërsisht sonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që kanë dhënë karshi vendit tonë për vite.
I pyetur se a mund të prishet koalicioni qeverisës PDK-AAK-Nisma, nëse nuk pajtohen për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe, ka dhënë një përgjigje të shkurtër.
“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-të, do të prishet koalicioni qeveritar dhe unë jap dorëheqje”, ka thënë Veseli.
PDK-ja ka dhënë sinjale se vendi mund të shkojë në zgjedhje, pas qëndrimit të kryeministrit Haradinaj të shprehur se taksa ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet.
Grupi Parlamentar i PDK-së është mbledhur të martën, për të diskutuar zhvillimet më të reja, pas ndarjes së rrugëve me AAK-në e Haradinajt, sa i përket taksës ndaj Serbisë.
Ndërsa Ministri i Financave, Bedri Hamza që vie nga radhët e PDK-së, ë pyetjen se a do të zërë e hëna që vjen në pozitën e ministrit, Hamza është përgjigjur “Në politikë kurrë s’i dihet. “Sabahi të çelë e akshami nuk të errë””.
Tashmë brenda partive në pushtet ka zëra se është çështje orësh rrëzimi i qeverisë Haradinaj. E enjta shihet ditë vendimtare për (mos)rrëzimin e qeverisë Haradinaj