Nuk do të ketë PDK në “Qeveritë e Mashtrimit”

11.08.2020

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka mohuar se partia e tij do të mund të jetë pjesë e qeverisë së bashku me Kurtin apo Hotin. Ai e quajti “Qeveri të Mashtrimit” atë të Kurtit dhe Hotit. “Ka kalkulim të VV-së për të mbajtur një pjesë të elektoratit të saj. PDK nuk është pjesë dhe […]

Nuk do të ketë PDK në “Qeveritë e Mashtrimit” Foto: Ilustrim

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka mohuar se partia e tij do të mund të jetë pjesë e qeverisë së bashku me Kurtin apo Hotin.

Ai e quajti “Qeveri të Mashtrimit” atë të Kurtit dhe Hotit.

“Ka kalkulim të VV-së për të mbajtur një pjesë të elektoratit të saj. PDK nuk është pjesë dhe ne  s’kemi iniciuar as rrëzimin e asaj qeverie që ishte, se këto janë qeveri të mashtrimit, si Qeveria Kurti,  ashtu edhe ajo Hoti”, tha Haxhiu në Klan Kosova

“Një vit më përpara kanë kërkuar zgjedhje, edhe sot kërkohet zgjedhje. A e dinë që rrezikohet jeta e qytetarëve vetëm që ata të rikthehen në karriget e deputeteve. Për 3-4 deputetë me i pas më shumë në parlament, kërkojnë të rrezikohet shëndeti i qytetarëve tanë”.

“VV duhet t’i shpjegojë qytetarëve dy gjera: çka ka ndodhur me vijat e kuqe që i kanë pasur me PDK-në dhe a është në tentativë që të rikthehet në koalicion me LDK-në?”

“Vendimmarrja në LDK është çdoherë problem. Nuk ka vendimmarrje në këtë parti”

“Nuk do ketë PDK në këtë qeveri të mashtrimit, as te ajo e Kurtit dhe as te e Hotit. Insistoj që nuk do të ketë”, tha Haxhiu.