Njoftim MASHT cakton pushimin dimëror për nxënësit
- 21.12.2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke u bazuar në ligjin për festat zyrtare në Kosovë për vitin shkollor 2018/19, MASHT njoftoi se institucionet arsimore me datën 25 Dhjetor 2018 do të jetë ditë pushimi për shkak të Festës së Krishtlindjeve Katolike.
Megjithatë, institucionet e arsimit parauniversitar, gjysëm vjetori i parë shkollor do të përfundoj më 28 Dhjetor 2018, kurse gjysëm vjetori i dytë do të filloj më 14 Janar 2019. Njëkohësisht ditë pushimi do të jetë edhe me datën 1 dhe 2 Janar 2019 për shkak të Festës së Vitit të Ri, po ashtu edhe me 7 Janar 2019 do të jetë ditë pushimi për nder të Krishtlindjeve Ortodokse.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ua uron festat e fundvitit të gjithë mësidhënësve, studentëve, nxënësve dhe prindërve.
