Ngriten çmimet e materialeve ndërtimore
Ndërkaq, përveç rrymës, derivateve të naftës, e artikujve ushqimorë, në vendin tonë ngritje të çmimeve kanë shënuar edhe materialet ndërtimore. Në Shoqatën e Ndërtimtarëve thonë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, çmimi i hekurt është rritur për 45% e ai i cementit për mbi 60 %. Sipas ndërtimtarëve, ky shtrenjtim ka kosto dhe po…
Ndërkaq, përveç rrymës, derivateve të naftës, e artikujve ushqimorë, në vendin tonë ngritje të çmimeve kanë shënuar edhe materialet ndërtimore.
Në Shoqatën e Ndërtimtarëve thonë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, çmimi i hekurt është rritur për 45% e ai i cementit për mbi 60 %. Sipas ndërtimtarëve, ky shtrenjtim ka kosto dhe po ndikon edhe në ngritjen e çmimit të banesave.
Një person prej dy javësh nuk është duke punuar në një kompani që merret me ndërtime, por ai për RadioKosovën ka theksuar se nuk është larguar nga puna, por pret të fillojë punën pasi ndërtuesi të furnizohet me hekur, me çmime më të lira.
Përveç hekurit, që është shtrenjtuar mjaft shumë, pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, janë ngritur edhe çmimet e materialeve të tjera ndërtimore, tregon Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve.
“Çmimi i cementit, hekurit e drurit ka shënuar ngritje të madhe. Kështu, nëse marrim për bazë si çmim të fundit atë të datës 22 shkurt, shihet se çmimi i hekurti është rritur për 45 %. Çmimi i cementit, në raport me vitin e kaluar është për 64 % më shumë. Edhe te druri, çmimi tash është për rreth 50 % më i lartë. Normalisht, kjo rrit koston dhe po shkakton mjaft telashe”, tha ai.
Pas shtrenjtimit të çmimeve, Hoxha thotë se ka indikacione edhe për ndërprerjen e punimeve.
“Ju e dini që punët në ndërtimtari zgjasin edhe me vite. Kështu, kemi kontrata që janë bërë në vitin 2020, kur ta zëmë çmimi i hekurit ka qenë 530 euro për ton, ndërsa tash është 1 mijë e 300 euro për ton. Në këtë situatë, normalisht ose rinegociohen çmimet ose mund të ndërpriten punimet”, pohoi ai.
Tutje, Hoxha thotë se ngritja e çmimeve të materialeve ndërtimore po ndikon edhe në çmimin e banesave dhe objekteve të tjera.
Edhe gjatë vitit të kaluar pati ngritje të çmimeve në sektorin e ndërtimit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë shënoi ngritje për 16.0%.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite