Ngjarjet e parapara për sot

19.04.2024

Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot.

Ngjarjet e parapara për sot Foto: Ilustrim

Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore, në orën e parë të mësimit, në një nga klasët e Gjimnazit “Sami Frashëri”. (Ora 08:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton fillimin e punimeve të projektit “ Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. (Afër fshatit Gllarevë, ora 10:00).

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Perspektiva për drejtësinë për krimet e luftës – 25 vite më pas”. (“Hotel Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare, së bashku me Fondacionin Friedrich-Naumann-Stiftung für die Freiheit (FNF) publikojnë Studimin “Challenges of Accessing the Labour Market – Middle-Aged Ëomen in Kosovo”. (Hotel Garden, Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës se rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj, organizohet Ndarja e Çmimit “Ditët e Shqipes” për Veprimtari të dalluar. LauratëtL Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. (Salla e konferencave e UBT-së, Lipjan, ora 12:00)

Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 14:00)