Nga java e ardhshme nis kompensimi për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

14.12.2019

Mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sitemi paralel i arsimit në Kosovës nga java e ardhshme do të fillojnë të marrin kompensimin ligjor. Këtë e ka konfirmuar për EkonomiaOnline edhe udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Bahri Xhaferi, i…

Nga java e ardhshme nis kompensimi për mësimdhënësit e viteve të 90-ta Foto: Ilustrim

Mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sitemi paralel i arsimit në Kosovës nga java e ardhshme do të fillojnë të marrin kompensimin ligjor.

Këtë e ka konfirmuar për EkonomiaOnline edhe udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Bahri Xhaferi, i cili tha se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe është gati për kompensim.

“Shumë besoj që për të gjitha kërkesat që janë parashtruar nga 15 gushti deri tani që i kemi trajtuar për muajin nëntor pasi ka qenë një afat i përcaktuar për parashtrim të kërkesave pagesa e tyre do të bëhet këto ditë, sigurisht që do të ndodhë javën e ardhshme”.

Xhaferi tha se kanë pasur problem për sigurimin e mjeteve nga Ministria e Financave pas rënies së qeverisë edhepse këto mjete kanë qenë të parapara më herët, por që tani kjo çështje është zgjidhur.

“Kemi pasur pak problem Ministria e financave tek sigurimi i mjeteve edhepse ato mjete kanë qenë  të parapara mirëpo për shkak të mosfunksionimit të plotë të qeverisë ka ndodhur kjo vonesë deri më tani, përndryshe çdo gjë është gati është përllogaritur dihet saktë sa është vlera për një vit sa është vlera për 9 vite dhe do të ketë periudhë retroaktiviteti me pagesë nga muaji prill deri në muajin nëntor ndërsa kërkesat që bëhen nga 1 dhjetori e tutje pagesa e tyre do të bëhet prej muajit dhjetor e tutje”.

Etiketat

Ofertat e fundit