Nesër protestohet kundër rritjes së çmimit për sigurimin e veturave
Me datën 15 nëntor kishte hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili ky vendim ka të bëjë me shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind dhe nga ajo datë kishte nisur të zbatohet prej kompanive të sigurimeve. Ky vendim i BQK-së ka ngjallur pakënaqësi tek shumë qytetarë të […]
Foto: Ilustrim
Me datën 15 nëntor kishte hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili ky vendim ka të bëjë me shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind dhe nga ajo datë kishte nisur të zbatohet prej kompanive të sigurimeve.
Ky vendim i BQK-së ka ngjallur pakënaqësi tek shumë qytetarë të Kosovës, por ashtu të pakënaqur është edhe një grup në Facebook të cilët kanë paraparë që të protestojnë më 22 nëntor ditë e premte.
“Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq, prandaj me datë 22 NËNTOR 2019 (E Premte) nga ora 13:00 grupi “Marakli t’kerreve” organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” pranë BQK-së
“Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media si dhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet në mënyrë që të arrijmë synimet tona”, thuhet në njoftimin e kësaj proteste të organizuar nga ‘Marakli t’kerreve’.
Kësaj proteste kundër rritjes së çmimeve për sigurimin e veturave do t’i bashkohet edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili siguroi votat edhe për një mandate të dytë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
