Nesër përfundon procesi i rinumërimit të 314 vendvotimeve

14.10.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte marrur vendim më 9 tetor që të bëhet rinumërimi i votave në 314 vendvotime pas një ankese në PZAP nga tri subjekte politike: LDK, PDK dhe Nisma për rinumërim të votave pasi që ka gabime teknike në fletëvotim. Burim Ahmetaj, përgjegjës në Qendrën për Numërim të Rezultateve, ka thënë…

Nesër përfundon procesi i rinumërimit të 314 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte marrur vendim më 9 tetor që të bëhet rinumërimi i votave në 314 vendvotime pas një ankese në PZAP nga tri subjekte politike: LDK, PDK dhe Nisma për rinumërim të votave pasi që ka gabime teknike në fletëvotim.

Burim Ahmetaj, përgjegjës në Qendrën për Numërim të Rezultateve, ka thënë se deri më tanë janë rinumëruar 63% e kutive që me vendim të KQZ-së kanë shkuar në rinumërim dhe pritet që nesër të përmbyllet ky proces, raporton EkonomiaOnline.

“Deri më tani janë dikund janë 63% të numëruara dei në fund të këtij ndërrimi do të arrimë në kuotën e 69% të vendvotimeve të rinumëruara, dhe na mbetet dikund 30% dhe pjesën e dytë ta përmbyllim nesër për sa i përket rinumërimit të vendvotimeve nga vendimi i KQZ-së” , ka thënë ai.

KQZ-ja javën e kaluar kishte marrë vendim për rinumërim të 314 vendvotimeve, sia pasojë e një gabimi teknik në fletëvotime.

Etiketat

Ofertat e fundit