Nesër organizohet tryezë për Ligjin e Pagave

21.11.2021

Kështu është bërë e ditur nga AAK. “Ju njoftojmë se nesër me fillim nga 11:00, me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, në sallën N – 506 mbahet tryeza me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projekligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, është thënë për media. Nga AAK […]

Nesër organizohet tryezë për Ligjin e Pagave Foto: Ilustrim

Kështu është bërë e ditur nga AAK.

“Ju njoftojmë se nesër me fillim nga 11:00, me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, në sallën N – 506 mbahet tryeza me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projekligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, është thënë për media.

Nga AAK kanë thënë se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për nevojën urgjente për të miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik, “për t’ju përgjigjur nevojave dhe kërkesave të kategorive të pambrojtura të këtij sektori pas ngritjeve të çmimeve dhe jostabilitetit ekonomik”.

Pjesëmarrës në këtë tryezë përpos deputetëve do të jenë edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe të OJQ-ve.