Nesër Dita vendore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor
Shoqata Qendra për Zhvillim Multi-kulturor “Impact”, shënon nesër Ditën Vendore të Përkujtimit të Viktimave në Komunikacionin Rrugor, nën moton “T`i kujtojmë e mos të lëndojmë”. Kjo ngjarje do të përfshijë realizimin e tri performancave paralele artistike dhe sensibilizuese, në rrugën “Garibaldi” përbri Hotelit “Grand”, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën “Agim Ramadani” para hotel “Sirius”, në…
Shoqata Qendra për Zhvillim Multi-kulturor “Impact”, shënon nesër Ditën Vendore të Përkujtimit të Viktimave në Komunikacionin Rrugor, nën moton “T`i kujtojmë e mos të lëndojmë”.
Kjo ngjarje do të përfshijë realizimin e tri performancave paralele artistike dhe sensibilizuese, në rrugën “Garibaldi” përbri Hotelit “Grand”, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën “Agim Ramadani” para hotel “Sirius”, në vendkalim të këmbësoreve dhe rrugën “Luan Haradinaj”, para obeliskut New Born, në vendkalim të këmbësoreve.
Shfaqjet do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku gjatë tërë kohës do të asistojë policia deri në përfundim të tyre, transmeton RTK.
Performancat realizohen në bashkëpunim në mes të QZHM “Impact”, Shkollës se Mesme të Muzikës “Prenkë Jakova” dhe Studios së Baletit “Let’s Dance” duke filluar nga ora 12:00 deri 12:10. Po ashtu, do të mbahet një konferencë për media, para objektit të Ministrisë së Kulturës në sheshin “Nënë Tereza”, e cila do të fillojë në ora 12.30.
“Impact” nga 23 prilli 2011 e shënon Ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që përmes përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, të rritet shkalla e ndërgjegjësimit qytetar dhe institucional për sigurinë në rrugë.
Kjo ditë shënohet duke marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, sidomos atyre me fatalitet.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite