Nën kërcënim të armëve plaçkitet banka TEB
- 26.11.2018

Sipas dëshmitarëve të rastit, në këtë plaçkitje ishin të përfshirë gjithsej katër persona, tre prej tyre kanë hyrë në banke, ndërsa njëri i ka pritur jashtë, brenda veturës pa targa të parkuar përballë degës së kësaj banke, transmeton Klan Kosova.
Policia njofton se plaçkitësit kanë arritur që nën kërcënimin e armës të marrin një shumë të hollash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se tani me rastin po merren njësitet hetuese policore.