Në Suharekë, u shënua dita Evropiane e Numrit Emergjent 112

Në Suharekë, për herë të dytë është shënuar dita Evropiane të Numrit Emergjent.

Qytetarët e Kosovës të cilët mund të përballen me raste të ndryshme emergjente duhet të thërrasin në numrin 112.

Të hënën me një aktivitet sensibilizues në sheshin Fadil Vata
OJQ “ Prizreni 04” ka shënuar dita Evropiane të Numrit Emergjent 112.

Zëdhënësi i kësaj organizate Halil Kodra, tha se, kjo organizatë më herët ka realizuar një anketë me qytetarë dhe se ata shumë pak janë të informuar për këtë Qendër të Thirrjeve për raste emergjente, dhe me këtë rast ai apeloi që qytetarët të thirrin në numrin 112 për raste të ndryshme emergjente që mund të ndodhin përgjatë 24 orëve të ditës.

RAPORTO