Në Kuvend, propozohet rezolutë për avancimin e të rinjve

  • 11.04.2019, 12:08

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme lidhur me migrimin e kosovarëve. Me kërkesë të deputetëve, në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rrezik që po i kanoset Kosovës që nga paslufta.

Fidan Rekaliu, në emër të propozuesve paraqiti çështjen për të cilën u kërkua debati parlamentar dhe tha se kërkoi nga grupet parlamentare të prezantojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës, transmeton RTK.

“Është i dhimbshëm fakti që Kosovën po e braktisin edhe të rinjtë e shkolluar dhe të profesionalizuar  të cilëve vendi i  tyre nuk ua dha as mundësinë më të vogël për tu dëshmuar. Për më keq, nga vendi po largohen edhe njerëz të punësuar, bile edhe në institucione publike, po largohen mjek e inxhinier, jo pse nuk e kanë të siguruar ekzistencën materiale, ata po ikin sepse institucionet e vendit të tyre nuk garantojnë as arsim cilësor as mbrojtje të duhur shëndetësore, as perspektivë për fëmijët e tyre”, tha ai.

Ai tha se bazuar në publikimet e fundit, del se qytetarët e Kosovës prinë sa i përket dëshirës për t’u larguar nga vendi.

Të tjera