Nderohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Maçitevë

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka nderuar sot dëshmorët dhe martirët e fshatit Maçitevë, në 20 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës.

Ai ka vendosur buqetë lulesh dhe ka bërë homazhe para lapdarit të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Maçitevë.

Më 30 prill të vitit 1999 forcat ushtarake sërbe, në këtë ditë kanë kryer masakër ndaj banorëve dhe kanë djegur shtëpitë e fshatit Maçitevë.

Është kjo ditë që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijojnë do ta kujtojnë për herë.

Po ashtu, Kryetari Muharremaj në një fjalim rasti tha se: “Ky vend ka dhënë shumë gjatë tërë ekzistencës tonë. Ekzistenca dhe liria jonë sot, është falë sakrificës dhe kontributit të tyre”.

Lavdi e përjetshme !

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.