Mustafa: LDK e do kryeministrin

Mustafa: LDK e do kryeministrin
Çlirim Gashi

17.08.2019 / Lajme

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duket në humor të mirë. Madje Isa, Mustafa, thotë se më kësi qejfi është edhe partia e tij për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Kështu përjashton opsionin e një qeverie teknike, meqë i kanë votat gati për rrëzimin e qeverisë, tani kur kjo e fundit është në dorëheqje.

E nga zgjedhjet pret që LDK të dal fituese dhe ta ketë kryeministrin nga radhët e saj.

“Vullneti edhe qëndrimi i LDK-së është që LDK-ja hyn në zgjedhje për ta pasur kryeministrin e vetë do të thotë që LDK-së, sepse ne vlerësojmë që jemi parti më e madhe”, ka deklaruar Mustafa.

Ani se në parim LDK është e gatshme që t’i hyjë e vetme garë zgjedhore, Mustafa e pranon se janë në bisedime në lidhje së një koalicioni me Vetëvendosjen, kjo pavarësisht se kanë pikëpamje të ndryshme rreth disa temave, përfshirë dialogun,zhvillimin ekonomik e privatizimin, për çka nevojitet harmonizim i qëndrimeve. /klankosova/

RAPORTO